Sot mbahet mbledhje përkujtimore për Arben Rugovën
20 mars 2024
| 08:27
Në përkujdesjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Arben Rugova, sot do të mbahet mbledhje përkujtimore.
Mbledhje do të mbahet në amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në orën 11:45.
Gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova, është ndarë nga jeta të hënën.
Lajmi është dhënë nga familjarët e tij, me ç’rast u bë me dije se varrimi do të bëhet të enjten në Plavë të Malit të Zi.