Sot mbahet mbrëmja përkujtimore për Astrit Deharin

28 tetor 2019 | 09:59

Sot mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Astrit Dehari.

Grupi organizativ i mbrëmjes përkujtimore “Unë jam Astriti!” ka njoftuar se kjo mbrëmje do të fillojë nga ora 18:00 afër kinemasë “ABC”, në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit  Deharin.

“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti. Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri…