Sot mbahet një seancë shtesë në rastin e liderëve të UÇK-së, a do t’i caktohen afate prokurorisë?

21 shkurt 2024 | 11:13

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të 45-të, Hajrush Kurtaj, i cili ka qenë epror i UÇK-së.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë seanca e vetme në ditën e sotme.

Pas përfundimit të seancës së rregullt, pritet të mbahet një seancë ku do të diskutohen afatet, procedurat dhe detajet e tjera lidhur me dëshmitarët.

Kështu ka bërë me dije Gjykata Speciale.

“Trupi gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të trupit gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura”, ka njoftuar Specialja.

Trupi gjykues në vazhdimësi i kishte bërë thirrje prokurorisë që ta planifikojë kohën për dëshmitarë, pasi vendime të ndryshme mund të merren me kalimin e kohës.

Nuk dihet nëse në këtë seancë do t’i caktohet ndonjë afat prokurorisë për rastin e saj, megjithatë pritet të diskutohet në tërësi për procedurat për të ardhmen.

Në anën tjetër, ditën e djeshme ka pasur një dëshmitar serb, i cili edhe publikisht e ka pranuar se është punëtor i MUP-it serb.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF i…