Sot mbahet orë përkujtimore për rektorin Ejup Statovci
Sot do të mbahet orë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ejup Statovci.
Kjo orë përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
“Me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të rektorit historik të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ Prof. Dr. Ejup Statovci, Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon orë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprave të rektorit Profesor Statovci. Kjo orë përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00″, është thënë në njoftimin për media të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
/Epoka e re/