Sot mbahet provimi i maturës shtetërore

26 qershor 2021 | 08:19

Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e provimit të maturës shtetërore.

Këtë vit testit të maturës do t’i nënshtrohen 23.651 maturantë, në 177 qendra të testimit.

Në këtë proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues dhe se rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.

Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit. Prandaj, mediet mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të testit të maturës.

Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë.

Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dhënë…