Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor

26 nëntor 2024 | 09:05

Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor është një ngjarje vjetore që bashkon qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Me sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, objektivat e Samitit përfshijnë: Forcimin e vullnetit politik për veprime transformuese për të adresuar racizmin sistemik dhe diskriminimin racor, theksimin e rëndësisë së përfaqësimit të publikut në çdo nivel të proceseve të vendimmarrjes për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit racor, njohjen e kontributit të individëve, organizatave dhe sektorit privat që qëndrojnë kundër racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës, sfidat me të cilat përballen, si dhe ofrimin e rekomandimeve për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe reflektimin e arritjeve dhe sfidave të mëparshme, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga edicionet e kaluara të samiteve me fokus tek diskriminimi racor – antigjipsizmit.

Samiti organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit – Republika e Kosovës me mbështetjen e Terre des hommes Misioni në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionit HEKS, në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimi ekonomik ishte një prej prioriteve të qeverisjes Kurti, por…