Sot mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Gjykata Speciale ka publikuar agjendën për ditën e sotme (e mërkurë), ku para gjyqtarit të procedurës paraprake do të paraqitën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.
Seanca gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të fillojë në orën 11:45, shkruan “Epoka e re”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.
Katërshja e UÇK-së është u akuzuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për kinse krime lufte. Mirëpo, ata qysh në seancën e parë gjyqësore patën deklaruar se janë të pafajshëm në raport me akuzat me të cilat është duke i ngarkuar kjo prokurori.
Avokatët mbrojtës disa herë kanë parashtruar kërkesë për mbrojtje në liri të katërshes së UÇK-së, por deri më tani gjyqtari i procedurës paraprake nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
Kujtojmë se Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit ditën (5 nëntor 2020) kur ishte nisur në Hagë.
Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Kadri Veseli, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Që nga 5 nëntori i vitit 2020, Kadri Veseli është i vetmi që është lejuar të qëndrojë për disa ditë në Kosovë dhe atë për shkak të gjendjes se rënduar shëndetësore të babait të tij.