
Sot mbahet seancë parlamentare për ndotjen e ajrit
31 janar 2018
| 10:58
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilën do të diskutohet rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Seanca pritet të mbahet në orën 15:00. Gjithashtu, në këtë ditë qytetarët e Prishtinës do të mbajnë një protestë para Teatrit Kombëtar në orën 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.