Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve

20 nëntor 2024 | 08:35

Sot, me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve – do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Sipas njoftimit takimi do të mbahet duke filluar nga ora 09:00, kati 0 te  salla P-38 në Ndërtesën e Qeverisë.

“Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në njoftimin për media thuhet se takimi do të shërbejë për të diskutuar në pika të përgjithshme për çështjet më me rëndësi drejt jetësimit të të drejtave të fëmijëve në përputhje me kornizën ligjore, bashkëbisedim me fëmijë, si dhe të pajtohemi për veprimet që duhet adresuar më me prioritet në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit do të shndërrohen…