Sot mbajnë mbledhje disa komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, sot në ora 10:00, mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe pikën p%r shqyrtimin e peticionit tё Sindikatës sё Policisë sё Kosovës të ftuar janë edhe përfaqësuesit e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës.
Mbledhje, po ashtu në ora 10:00, pritet të mban edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në rend dite është shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-209 për investime të qëndrueshme.
Kurse Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sot në ora 12:00, mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka 5 pika.
Gjithashtu mbledhje mbanë sot, 15:00 edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku pritet raportimi i Ministrit të Financave Hekuran Murati, lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Mbledhje prite të mbajë edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.