Sot mban mbledhjen Komisioni Hetimor për punësimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme
20 shtator 2024
| 08:27
Sot do të mbajë mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në këtë mbledhje do të paraqitet raporti i ekspertëve, raporton “Epoka e re”.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 11:00.