Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

13 tetor 2020 | 08:23

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, janë këto gjashtë komisione që do të mblidhen sot.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përveç miratimit të rendit të ditës dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 15.09..2020, do ta ketë edhe shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Deputetët e këtij komisioni pritet të mblidhen në orën 10:00.

Në orën 11:00 do të mblidhet komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që veç miratimit të ditës dhe atë të procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 06.10.2020, ka edhe shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019. Në këtë komision i ftuar do të jetë edhe ministri i MASh, Ramë Likaj.

Pikë e katërt e rendit të ditës është edhe shqyrtimi raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. I pranishëm do të jetë edhe ministri Blerim Kuçi.

Ndërsa komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet në orën 13:00 e që, po ashtu, në të njëjtën orë do të mblidhet edhe komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis si dhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Kurse në orën 17:00 do të mblidhet komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, në mbledhjen e 34-t të Qeverisë së…