Sot mblidhen katër komisione parlamentare

22 tetor 2020 | 08:12

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, janë këto katër komisione që do të mblidhen sot.

Komisioni për të Drejtat, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur e Peticioni do ta nisë mbledhjen në orën 11:00. Me komisionin do të kenë takim përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres”, dhe përfaqësuesin e OJQ-së “Ngritja e Zërit”.

Ndërsa në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të jetë edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani. Në këtë komision që do të mblidhet në orën 11:00 do të jetë shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

E Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet në orën 12:00. Në këtë komision do të raportojë ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndërsa në Komisionin Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë Covid-19 që do të mblidhet në orën 14:00, pritet që të raportojë Hidajete Pireva, mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë. Para deputetëve të këtij komisioni do të raportojë edhe Vlora Maholli, mjeke në QKFM të Fushë-Kosovës si dhe Hajrie Hoti, mjeke në QKMF të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët e para…