Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
-Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Komisionit Funksional për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, me amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregëti.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh.
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.