Sot mblidhen tri komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen tri komisione parlamentare.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve, janë këto tri komisionet që do të mblidhen sot.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere që do të mblidhet në ora 10:00 do të shqyrtohet raporti vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019 si dhe raporti vjetor financiar i Agjencisë Kundër Korrupsion për vitin 2019-të.
Po ashtu në këtë komision do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19.
Në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. E ku në rend dite veç miratimit të procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 27 tetor, pikë e rendit të ditë do të jenë edhe informatat lidhur me vizitën e delegacionit homolog të Kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu në orën 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Në këtë komisioni do të intervistohen dëshmitarët lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. Anëtarët e këtij komisioni do të intervistojnë ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie Fatos Qerimin, Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë.