Sot mblidhen tri komisione parlamentare
21 shkurt 2024
| 08:15
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Në orën 10:00 ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Kurse, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione njofton lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës. Të ftuar janë përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së.