Sot mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, pritet aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

09 mars 2023 | 08:48

Këshilli i Ministrave të BE-së, do të mblidhet sot, ku në rend të ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

Ai madje ka thënë  se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer, Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesja seksi e lajmeve nga Venezuela, Karen Aguilar, duket se…