Sot mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
24 korrik 2024
| 08:37
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Ky komision sot do të bëjë intervistimin e dëshmitarëve, Eranda Kumnova Baçi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI dhe Avni Rexha, u. d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar.
Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.