Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit.
Kjo mbledhje, sipas njoftimit zyrtar, pritet të nisë në orën 11:00 dhe në rend dite janë disa pika.
“Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023: 10. Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021. II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022: Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021, Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022: Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative”, janë disa nga pikat që do të jenë në rend dite.