Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, kryeministri kërkon seancë të jashtëzakonshme
06 mars 2019
| 11:20
Sot në orën 15:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të diskutohet për kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të jenë dy pika të rendit të ditës.
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë
2. Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
/Epoka e re/