Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Seanca konstituive për legjislaturën do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.
Seanca konstituive për legjislaturën do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.
Kurse, një ditë më parë Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve.
Osmani dhe Kurti pritet gjatë javës t’i vazhdojnë takimet edhe partitë tjera.