Sot mblidhet Kuvendi i PD-së i thirrur nga Berisha
Ish-kryeministri, Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD-së.
Mbledhja e edemokratëve do të bëhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku do ngrihet një podium, në të cilin do të mbajnë njëri pas tjetrit fjalën, lideri historik i PD-së dhe ish themelues të saj apo delegatë.
Delegatët do kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit do jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që duan t’i bashkangjiten punimeve të Kuvendit.
Kuvendi do të nisë në orën 10:00, ndërsa që në nisje do të bëhet verifikimi i mandateve të delegatëve, të cilët më pas do të duhet të votojnë disa qendra votimi të ngritura rreth stadiumit për propozimet e ish-kreut të PD-së.