![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/qeveria-3-768x496-1-600x360-1.jpg)
Sot mblidhet qeveria, diskuton për disa pika të rendit të ditës
Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00, ku do të ketë në rend dite 19 pika.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.
Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).
Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.
Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.