Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve për licencim dhe garim për edicionin e ri

21 korrik 2023 | 14:43

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton edhe një herë se sot (e premte) në ora 17:00 mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit për plotësim të Kritereve për Licencim dhe Garim për edicionin 2023/24.

Të hënën (24.07.2023) Federata e Basketbollit e Kosovës do të fillojë me procesin e licencimit të klubeve dhe do të fillojë komunikimin intensiv me klubet anëtare në mënyrë që ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që edicioni i ri do të na gjejë të gjithëve sa më të përgatitur.

Klubet duhet të dorëzojnë dokumentacionet e kompletuara në person (dhe jo në email) në zyre të FBK-së te Rrezarta Kqiku – Asistente Ekzekutive ose Enea Hajdari – Këshilltare Ligjore për Sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islam Musliu “Gjurmë poetike” Poezi , Prishtinë 2023, dhe “Këshilla…