Sot mbyllet edicioni i 24-të i Panairi të Librit

09 qershor 2024 | 09:30

Për pesë ditë me radhë po mbahet edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Prishtinë.

E sot është dita e fundit ku të interesuarit mund të vizitojnë këtë panair.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ishin pjesëmarrës dhe të interesuar në librat e ekspozuara.

Panairi i sivjetëm kishte moton “Përgjigjja është libri”.

Në ketë edicion të Panairit të Librit po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj është rreth 2000, e i atyre të viteve të fundit 6000 sosh.

Gjatë ditëve të panairit ka pasur edhe shumë aktivitete të tjera kulturore dhe letrare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me Komitetin Ekzekutiv të…