Sot mbyllet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP
12 korrik 2019
| 10:34
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.
Këtë vit është paraparë që UP-ja të pranojë 7 mijë e 116 studentë në 66 programe studimi.
Në këtë numër prej 7 mijë e 116 studentë, 6 mijë e 206 do të jenë studentë të rregullt, ndërsa 910 studentë me korrespodencë.
Si shtesë e numrit të përgjithshëm, UP-ja do të regjistrojë deri në 12 për qind të studentëve nga komunitetet joshumicë.
Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është paraparë kuotë për studentët që janë familjarë të ngushtë të dëshmorëve. (ksp)