Sot mbyllet panairi “AGROKOS”

25 tetor 2019 | 08:29

Sot përfundon panairi “AGROKOS”, i cili po organizohet për herën e 19-të në Kosovë dhe që ka arritur të mbledh në një vend kompani të specializuara në fushën e bujqësisë, blegtorisë, produkteve ushqimore, industrisë se pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit, ujit dhe makinerisë për agrikulturë, kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Në panairin tre ditor kanë marrë pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Në “AGROKOS”, konsumatori kosovar kishte mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 27.35 për…