Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për komandant Kapuçin dhe bashkëluftëtarët që janë në Hagë

14 dhjetor 2022 | 11:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, komandat Mujë Krasniqin në 24-vjetorin e rënies së tij së bashku me 41 luftëtarë lirie.

Shala ka thënë se sot kurrë Kosova ka nevojë për komandant Kapuçin. Po ashtu ai ka thënë se më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë që bashkëluftëtarët të kthehen nga Haga.

“Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për komandant si Ju Mujë Krasniqi, më shumë se kurrë ka nevojë që bashkëluftëtarët të kthehen nga Haga. Mercenarët po e rrezikojnë Kosovën komandant!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Sot në përkujtim të 24-vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve.

Çdo ditë që kalon, kujtimi, respekti dhe malli për Ju komandant Mujë Krasniqi, rritet dhe fuqizohet në vlerë kombëtare.

Ju u bëtë pjesë e çmimit të lirisë, që Kosova dhe bashkëluftëtarët e tu, edhe sot po e paguajnë padrejtësisht në Hagë.

Por e vërteta historike dhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfojë patjetër.

Sot, edhe pas 24 viteve të rënies heroike tuaj komandant, Kosova po sulmohet po nga të njëjtit agresorë. Sot një pjesë e bashkëluftëtarëve të tu janë në gjendje lufte në pjesën veriore të vendit.

Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për komandant si Ju Mujë Krasniqi, më shumë se kurrë ka nevojë që bashkëluftëtarët të kthehen nga Haga.

Mercenarët po e rrezikojnë Kosovën komandant!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin…