Sot, më shumë se kurrë, nevojitet një revoltë e përgjithshme për të ndalur këtë padrejtësi!
Shkruan: Astrit Gashi
Gjykata Speciale nuk është krijuar në Facebook, por është miratuar në Parlament! Sot, nëse mendoni se duhet të ndryshohet diçka, atëherë protesta juaj duhet të drejtohet aty, para Parlamentit, duke kërkuar amendimin e ligjit.
Kjo gjykatë është formuar dhe miratuar nga përfaqësuesit tanë të zgjedhur, por nën presionin e disa ambasadorëve që nuk kuptojnë realitetin tonë dhe kanë penguar një Kosovë funksionale. Zhurmat dhe “kokorisjet” në rrjetet sociale nuk do të ndryshojnë vendimet që janë marrë. Ata që na përfaqësojnë duhet të veprojnë tani për ndryshime!
Një fakt tjetër i njohur për të gjithë: të parët që përfituan miliona nga lufta i njeh populli! Ata duhet të jenë të parët që dalin në shesh! Gabimet e udhëheqësve të luftës, të cilët nuk zgjodhën mënyrën më të mirë për të formuar Gjykatën, tani po i vuajmë të gjithë ne. Por kurr nuk është vonë! Tani është koha për reflektim dhe veprim të përgjegjshëm, për të ndalur disa prokurorë dhe gjykatës të padrejtë që po njollosin gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e familjeve tona për liri!
Kjo është një fyerje për luftën tonë dhe sakrificat e popullit tonë. Nuk mund të lejojmë që disa gjykatës të poshtër të akuzojnë disa individë vetëm për të njollosur luftën tonë të drejtë.
Ashtu si presidenti amerikan Donald Trump që detyroi Jack Smith-in të tërhiqte akuzat ndaj tij, edhe ne duhet të ngrihemi për të mbrojtur të drejtën tonë. Kjo gjykatë është një projekt që ka rrënjë në Rusi dhe Serbi, dhe nuk ka vend në Kosovën e lirë dhe të pavarur!
Nese jemi populli me proamerikan në ballkan.!
Pse nuk veprojmë si amerikatët që ti mposhtim shokët e Jack Smith-it