Sot, më vapë se dje në Kosovë

26 korrik 2024 | 08:40

Kryesisht me diell parashihet të mbajë moti ditën e premte. Pasdite vende-vende do të ketë zhvillime të vransirave të pakta lokale. Temperaturat minimale ulen ndjeshëm në 12C e 14C, derisa gjatë ditës pa ndonjë ndryshim, maksimalet shkojnë deri në 28C e 31C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s, njofton Prishtina Weather.

Kthjellimet do të dominojnë përgjatë fundjavës, e temperaturat shënojnë një rritje deri në 34C e 35C ditën e diel. Mot kryesisht me diell paraqitet edhe në ditët e fundit të korrikut, ndërkohë që temperaturat zbresin lehtazi në 30C. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-7m/s, nga e hëna me hove deri në 12 e 14m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka bërë me…