Sot merret vendimi nëse duhet të mbyllet Kosova shkaku i Covidit

30 nëntor 2020 | 08:18

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se të hënën do të mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-Covid, duke parë se numri i të vdekurve është i lartë dhe i personave të infektuar po ashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSh-në dhe bordin. Nëse është e nevojshme të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ul infeksionin dhe i zbret rastet spitalore”, ka thënë dje Zemaj.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale, ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë.

“Të gjitha rekomandimet vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje. Por, mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1 005.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për koronavirusin…