Sot merret vendimi për deputetët e Vetëvendosjes
03 janar 2018
| 10:13
Gjykata Themelore e Prishtinës sot në orën 13:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serb.