Sot mësohen gjysmëfinalistët e fundit në Kupën e Kosovës në basketboll
Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë vazhdon edhe sot (e mërkurë) të jetë nikoqire e Kupës së Kosovës në basketboll, ku zhvillohen përballjet e fundit të fazës së çerekfinales.
Trepça ka mposhtur i mbrëmë Istogun, kurse Golden Eagle Ylli e ka eliminuar Vëllaznimin, për të siguruar biletat e para drejt gjysmëfinales së kësaj gare.
Ndërsa sot (e mërkurë) do të kemi tri përballje interesante, ku edhe do të vendosen gjysmëfinalistët e fundit të kësaj gare.
Vushtrria do të luajë me New Basket, kurse Peja do të përballet me Bashkimin, ndërsa ndeshja e fundit e sotme do të jetë në mes të Sigal Prishtinës e Proton Cable Prizrenit, raporton “Ksp”.
Orari i ndeshjeve:
14:00 Vushtrria – New Basket
17:00 Peja – Bashkimi
20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni