Sot miqësorja Maqedoni – Kosovë

07 qershor 2019 | 11:49

Basketbollistët e Kosovës U-20 sot (e premte) në konkurrencën e meshkujve do ta zhvillojnë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Portugali.

“Dardanët” janë mysafirë të Maqedonisë U-20, në përballjen që zhvillohet në Mavrovë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00. Kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegut, për ta parë nga afër formën e lojtarëve.

Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë filluar më parë stërvitjet në Prishtinë për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali. Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Orari

12 korrik Estonia – Kosova
13 korrik Kosova – Holanda
14 korrik Armenia – Kosova
16 korrik Kosova – Gjeorgjia
17 korrik Kosova – Suedia

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 17 turistë me kombësi të ndryshme kanë humbur…