Sot mot i ftohtë dhe me borë

05 janar 2020 | 11:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Suhodoll, në veri të Mitrovicës, gjatë ditës së…