Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 38 gradë
31 korrik 2021
| 09:01
Sot duhet patur kujdes, njerëzit me smundje kronike, pleqtë dhe gratë shtatëzëna, sepse temperaturat e sotit janë të larta dhe në disfavor të tyre.
Ashtu sikur ditën e djeshme edhe këtë të shtunë do të mbizotërojë vapa dhe moti i nxehtë në vend.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36 dhe 38 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.