Sot, mot i vranët dhe me riga shiu

24 shkurt 2025 | 09:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se kjo javë pritet të ketë mot relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Sipas IHMK-së sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i…