Sot mot i vranët, javën tjetër ulen temperaturat

07 prill 2019 | 00:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas njoftimit, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë celsius.

“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së .

Sipas kë tij njoftimi, javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të…