Sot mot me diell dhe vranësira
08 maj 2019
| 09:49
Në Kosovë, sot do të ketë mot me diell dhe vranësira.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë i ftohtë.
“Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale”.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.