Sot mot me diell dhe vranësira

02 prill 2021 | 08:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Ndërsa, vikendi do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë. Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të…