Sot ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Kim Mehmeti e Bashkim Shehu kandidatë kryesor
Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.
Në shkrimin që sot e boton gazeta “Shqip”, që në titull veçon “Kim Mehmeti dhe Bashkim Shehu kandidatë për Çmimet Kombëtare të Letërsisë”.
Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë, dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017.
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet sot, më 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.
Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” (lista në rend alfabetik):
Adriatike Lami – “Burri që më do mua”, (Skanderbeg Books)
Entela Tabaku – “Poemë e huaj”, (Pegi)
Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri,Dudaj)
Kim Mehmeti – “Anemona”, (Naimi)
Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet, (Fishta)
Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:
Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto, (Dudaj)
Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof, (Odeon)
Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi,(Pegi)
Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño, (Pika pa sipërfaqe)
Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin, (Onufri)