Sot ndeshja për vendin e tretë Belgjikë – Angli
14 korrik 2018
| 08:18
Belgjika dhe Anglia do të përballen për herë të dytë në këtë botëror, pasi një herë u përballen edhe në fazën e grupeve, kur fitues dolën belgët me golin e shqiptarit Adnan Januzaj (0-1).
Tash është një histori krejt ndryshe për faktin se të dyja përfaqësueset do të kërkojnë fitoren për t’u renditur e treta në Kupën e Botës. Anglia në gjysmëfinale u
eliminua nga Kroacia, kurse Belgjika humbi gjysmëfinalen nga Franca. Ndeshja fillon nga ora 16:00, kurse zhvillohet në stadiumin “Saint Petersburg Stadium” dhe drejtohet nga gjyqtari iranian Alireza Faghani.
/Epoka e re/