Sot, në 27-vjetorin e rënies, kujtohet Luan Haradinaj
06 maj 2024
| 08:22
Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit Luan Haradinaj.
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh vëllai i dëshmorit, do të bëjë homazh nga ora 11:00 në Kompleksin Memorial të Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit.
Ndërkaq, nga ora 13:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Haradinajn në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë.