Sot në Arbanë të Prizrenit bëhen homazhe për dëshmorin Aziz Kelmendi
Rasti i Paraqinit kishte ndodhur me datën 3 shtator të vitit 1987, ndërsa sot bëhen plotë 31 vite që kur është vrarë në kazermen e Paraqinit Aziz Kelmendi nga Arbana e Prizrenit.
Përpos Kelmendit që ishte vrarë në ditën e fundit që ishte në sherbimin ushtarak në kazermen e Paraqinit, shumë ushtar të nacionalitetit shqiptar ishin arrestuar dhe dënuar nga gjykatat ushtarake jugosllave të asaj kohe.
Ndër të dënuarit në Procesin e Paraqinit ishin: Rizah Xhakli i dënuar me 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimani i dënuar me 20 vjet burg (Xhakli gjatë luftës në Kosovë ishte ende në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, ndërsa Alimani e ka përjetuar edhe Masakrën e Dubravës 19-24 maj 1999), Afrim Mehmeti i dënuar me 13 vjet, Pajazit Aliu i dënuar me 13 vjet burg, Shefqet Paqarizi i dënuar me 7 vjet dhe, Enver Behluli i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.
Në nderim të dëshmorit të kombit Aziz Kelmendi sot (e hënë) datë 3 shtator, me fillim në ora 11:00, do të bëhen homazhe të varri i dëshmorit në Arbanë të Prizrenit.