Sot në botë janë 800 milionë njerëz viktimë e obezitetit
Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u shënua 4 Marsi, Dita Botërore e Obezitetit.
Obeziteti vazhdon të jetë një ndër shqetësimet kryesore të komunitetit shëndetësor në të gjithë globin.
Me evaluimin e shkencës, sot është më e lehtë të kuptohet patofiziologjia e obezitetit dhe rreziku që ka për Diabetin Tip 2, hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Sot në botë janë 800 milionë njerëz viktimë e obezitetit, çrregullim që nuk zgjedh moshën dhe as gjininë.
Modifikimi i stilit të jetës-ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, është gurthemeli i menaxhimit të obezitetit, edhe pse mjaft pacientë nuk arrijnë përfitime afatgjata, për shkak të mospërshtatjes fiziologjike dhe neurohormonale të trupit, në përgjigje të humbjes së peshës.
“Për fat të mirë, sot ekzistojnë terapi të reja për menaxhimin afatgjatë të peshës. Përveç tyre, Kirurgjia Bariatrike jep humbje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme në peshë, me zgjedhjen e diabetit të tipit 2, megjithëse, për shkak të kostos së lartë dhe rrezikut të vogël të komplikimeve serioze, rekomandohet përgjithësisht për pacientët me obezitet të rëndë”.
“Para se të ndërmerren opsionet terapeutike, duhet parë balancën e përfitimit ndaj rrezikut të mundshëm, prandaj konsultimet me endokrinologun janë të domosdoshme”, ka njoftuar ShSKUK-ja.