![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/moti-2-1.jpg)
Sot, në disa qytete të Kosovës borë, në disa të tjera shi
09 janar 2022
| 09:43
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.