Sot në komisionet parlamentare raportojnë Liburn Aliu dhe Rozeta Hajdari

14 mars 2023 | 08:11

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet të martën e 14 marsit në ora 11 në Kuvendnin e Kosovës, në sallën N 10, në rendë të ditës është edhe raportimi i ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023.

Përveç këtij komisioni do të mblidhet dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në orën 11,  në sallën e Kuvendit të Kosova N302.

Pritet të raportojnë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, N302).

Gjithashtu do të komisioni do të shqyrtojë raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Ndërkohë  në ora 13:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të  shqyrtojë  projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të rënda janë bërë publike nga mediat greke ku…