Sot në Kosovë, diell dhe shi

20 shtator 2024 | 08:26

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet më të shtuara pritet të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe gjatë orëve të pasdites e mbrëmjes, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa maksimalet prej 17 deri në 21°C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë…