Sot në Kosovë, dita më e nxehtë e javës

14 korrik 2021 | 08:33

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe sot dhe nesër në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot (e mërkurë) pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit.

Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet aktive me Covod-19 vazhdojnë të bien në Kosovë. Sipas…