Sot në Kosovë mot i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë

13 korrik 2021 | 08:20

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë, kurse temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë celsius.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë celsius.

IHK-ja ka njoftuar se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave.

“Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit…